Kukësi, Shkëndija e Skënderbeu janë klubet e vetme shqiptare që kanë mbetur në garat Evropiane.
Kukësi, si kampion i Shqipërisë, ishte kualifikuar direkt në fazën e dytë të Ligës së Kampionëve, derisa Shkëndija e Skënderbeu sot siguruan kualifikimin në Ligën e Evropës pasi fituan ndaj Dacia Chisinaut, respektivisht Sant Julias, raporton Koha.net.
Kukësi do të luajë ndeshjen e parë në udhëtim tek ekipi nga Moldavia, Sheriff Tiraspol, më 12 korrik.
Kurse Shkëndija ndeshjen e parë të fazës së dytë në Ligën e Evropës e luan në shtëpi ndaj Helsinkit më 13 korrik. Përderisa Skënderbeu, po në këtë datë, luan ndaj ekipit nga Kazakistani, Kairat Almaty.