Sport

Busquets “fans” i Casemiros

Descriptive Text

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets ka vlerësuar lartë rolin e Casemiros te Real Madridi gjatë sezonit që lamë pas.

Ai ka thënë se ka mjaft mesfushorë të mirë, por për pozitën e tij si më të mirin ka zgjedhur Casemiron, ndërsa ka vlerësuar lartë edhe Brunon e Villarrealit, Kanten, Matiqin, e Herreran, transmeton Koha.net.

“Ka mesfushorë të jashtëzakonshëm në botën e futbollit, secili ka stilin e tij, në pozitën time do ta përmendja Casemiron, i cili po ia del shumë mirë, Bruno ka pasur performanca të mëdha me Villarrealin, dhe Chelsea ka pasur një sezon fantastik me Kanten e Matiqin. Gjithashtu edhe Herrera luan shumë mirë”, është shprehur ai, raporton Marca.

Por, ai shpreson që sa më shumë lojtarë të kalojnë në ekipin e parë të Barcelonës nga La Masia.