Sport

Reali optimist se mund ta transferojë Rudigerin

Real Madridi është optimist se do të arrijë marrëveshje me Antonio Rudigerin, mëson të martën “Goal.com”.

Rudiger ka refuzuar vazhdimin e kontratës me Chelsean dhe kjo ka bërë që te Real Madridi të shpresojnë në transferimin e mbrojtësit të Gjermanisë.

28-vjeçari me skuadrën nga Londra ka kontratë deri në qershor të vitit 2022, ndërsa u transferua nga Roma në vitin 2017. Ai edicionin aktual në të gjitha garat ka shënuar dy gola dhe ka asistuar dy herë në 18 ndeshje.