Juve ofron 40 milionë euro për Bernardeschin

Juve ofron 40 milionë euro për Bernardeschin

06 korrik 2017 16:22

Juventusi ka bërë një ofertë prej 40 milionë euro për yllin e Fiorentinës, Federico Bernardeschi.

Goal raporton se lojtari tashmë është pajtuar për kushtet personale me Bianconerët, transmeton Koha.net.

Anësori italian do të nënshkruajë koftrat pesë vjeçare me kampionin e Italisë, ndërsa do të përfitojë katër milionë euro në sezon.

Fiorentina për shërbimet e 23 vjeçarit kërkon 40 milionë euro, plus 10 milionë të tjera bonuse.

Në 93 paraqitje për Fiorentinën, Bernardeschi ka shënuar 23 gola.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme