Mustafi beson që Arsenali do ta eliminojë Bayernin

Mustafi beson që Arsenali do ta eliminojë Bayernin

14 shkurt 2017 17:07

Qendërmbrojtësi shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi, thotë se klubi i tij ka kapacitetet e nevojshme për të eliminuar Bayern Munichun në fazën e 1/8-ës në Ligën e Kampionëve.

Bayerni ka eliminuar Arsenalin në këtë fazë të “Championsit” në tri sezonet e fundit me fitoren e thellë 5 me 1 në takimin e fundit në Alianz Arena në nëntor të vitit 2015.

“Topçinjtë” udhëtojnë të mërkurën në Gjermani për ndeshjen e parë, me Mustafin që thotë se ekipi i tij ka shanse nëse jep maksimumin nga vetja.

“Është hera e parë për mua, por e di se Bayerni rregullisht ka eliminuar Arsenalin qe disa vjet. E dimë që Bayerni do të jetë vështirë të eliminohet, por ne e dimë se nëse luajmë me potencialin tonë, mund ta mposhtim”, ka thënë Mustafi për “Sky Sports News”, transmeton Koha.net. “Detajet e vogla do të vendosin nëse fitojmë apo jo”.

Ndeshja e kthimit zhvillohet në Emirates më 7 mars.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme