Sport

Pas humbjes nga Norvegjia, Kosova synon këndelljen ndaj Danimarkës

Descriptive Text

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të kërkojë ta harrojë sa më shpejt humbjen nga Norvegjia.

“Dardanët” e kanë nisur me humbje ndeshjet parakualifikuese për FIBA Eurobasket 2025. Kosova u mposht në udhëtim te Norvegjia me rezultatin 86:77. Por, basketbollistët kosovarë synojnë të kthehet e fitorja të dielën në Pallatin e Sporteve në Prishtinë.

“Dardanët” do të përballen me Danimarkën nga ora 19:00.

Kjo është hera e parë që Kosova luan përballë danezëve. Basketbollistët e Kosovës shpresojnë në rezultat pozitiv, derisa presin edhe përkrahjen e tifozëve.

Kosova të shtunën ka mbajtur dy seanca stërvitore para duelit të rëndësishëm. Atmosfera tek “Dardanët” para ndeshjes është e mirë dhe basketbollistët janë të motivuar për të ardhur te fitorja e parë. Basketbollisti kosovar, Drilon Hajrizi, para ndeshjes e ka cilësuar Danimarkën si kundërshtaren më të vështirë në grup. Për basketbollistin e Trepçës kualitetet e kundërshtarit nuk diskutohen. Por, ai shpreson që pas humbjes nga Norvegjia të rikthehen te rezultatet pozitive. “Do të jetë ndeshje shumë e vështirë, duke pasur parasysh kualitetet të cilat i posedon Danimarka. Në këtë ndeshje vijmë pas disfatës nga Norvegjia, por përkundër kësaj, jemi mobilizuar maksimalisht për këtë duel që të kemi paraqitje sa më të mirë është e mundshme. Besoj se jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje. Atmosfera në skuadër është shumë e mirë dhe shpresoj që të na shërbejë për të bërë paraqitje sa më të mirë”, u shpreh Hajrizi.

Sfida ndaj danezëve është shumë e rëndësishme dhe basketbollistët kanë stërvitur maksimalisht për një rezultat pozitiv. 12-shja ndaj Danimarkës do të jetë e njëjta, si ndaj Norvegjisë. Kosova është në kërkim të fitores së parë në grupin C.

Basketbollisti mitrovicas, Hajrizi, thotë se kanë njohur për kundërshtarin.

Ai e pranon se Danimarka është kundërshtar më i vështirë se Norvegjia.

Por, përkundër kësaj, Hajrizi shpreson që të dielën “Dardanët” të vijnë te fitorja në këtë përballje. “Danimarkën e njohim më shumë se Norvegjinë. Janë një skuadër me basketbollistë tejet cilësorë të cilët luajnë në ligat të forta evropiane. Kanë kualitetin dhe do të jetë një kundërshtar krejtësisht ndryshe nga Norvegjia. E dimë se kemi të bëjmë me një skuadër të fortë, por shpresoj se do të arrijmë te fitorja në këtë përballje. Shpresoj që të gjithë lojtarët të angazhohemi maksimalisht dhe me ndihmën e tifozëve tanë të arrijmë te fitorja e parë. Jemi shumë të motivuar që do të përballemi ndaj një kundërshtari të tillë dhe besoj që do të marrim rezultat pozitiv”, deklaroi Hajrizi.

Ndeshja Kosovë – Danimarkë zhvillohet nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Tifozët e Kosovës, Dardanët pas afër 2 vjetësh rikthehen në palestër, kurse për shkak të masave antiCovid, lejohen 10 % e tifozëve.

Kosova është pjesë e grupit C, ku ka luajtur një ndeshje duke pësuar një disfatë.

Për “Dardanët” ky është takimi i dytë me Danimarkën në ndeshjet parakualifikuese për FIBA Eurobasket 2025.

Vendi i parë kualifikohet tutje, si dhe vendi i dytë më i mirë nga të tria grupet parakualifikuese.