Sport

Ferran Torres pritet t’i bashkohet Barcelonës

Ferran Torres i Manchester Cityt pritet t’i bashkohet skuadrës së Barcelonës, kanë raportuar të premten mediat spanjolle “Marca” dhe “Mundo Deportivo”.

Barcelona është duke kërkuar përforcimin e skuadrës në fazën ofensive pavarësisht situatës së vështirë financiare.

Mediat spanjolle thonë se marrëveshja mes lojtarit dhe klubit është arritur tashmë.

Torres ka konkurrencë të madhe te City në pozitën e tij. 21-vjeçari ka luajtur vetëm katër herë në Premier League këtë sezon, ndërsa te Barcelona, atij i është premtuar rol i rëndësishëm.

Vetë lojtari e ka informuar edhe klubin anglez se dëshiron të ndërrojë ambient.