E ardhmja e Rey Manaj vendoset brenda kësaj jave. U përfol se sulmuesi shqiptarë do të ishte transferimi më i ri i skuadrës së Parmës, me këta të fundit, të cilët arritën të siguronin ngjitjen në Seria B.
Në fakt këtu nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me këto zëra të afatit kalimtar dhe një gjë të tillë e konfirmon vet menaxheri i 20-vjeçarit, Alberto Fontana.
Ai ka deklaruar se mes tij edhe Parmës nuk ka pasur asnjë kontakt, transmeton Supersport. Më tej, Fontana shtoi se në drejtim të Manajt janë paraqitur disa oferta, por më interesantja dhe më konkretja është ajo e skuadrës së Carpit. Madje këta të fundit shihen dhe si favorit për të siguruar shërbimet e sulmuesit kuqezi.
Carpi nuk siguroi dot ngjitjen në Serinë A, pasi u eliminua në finalen e play-offit nga Benevento, por pavarësisht këtij fakti ata do të bëjnë sërish një tjetër tentativë në këtë sezon të ri, me shpresën për t’u ritkhyer mes më të mirëve të futbollit italian.
Për t’ia arritur qëllimit drejtuesit e skuadrës shohin 20-vjeçarin si një garanci më shumë për vijën e parë të sulmit. Ashtu siç e ka konfirmoi dhe menaxheri i tij, e ardhmja e Rey Manajt do të vendoset brenda kësaj jave.