Sport

Napoli me kontratë për Osimhenin

Foto: Reuters

Napoli po synon ta shpërblejë me kontratë të re sulmuesin Victor Osimhen.

Sipas “Gazetta dello Sport”, forma e mirë e lojtarit ka bërë që drejtuesit e klubit t’i ofrojnë rinovimin.

Kontrata aktuale e 22-vjeçarit skadon në vitin 2025. Por presidenti i klubit, Aurelio De Laurentiis, dëshiron ta mbajë sa më gjatë sulmuesin pas interesimit të skuadrave të njohura evropiane.

Sulmuesi nigerian këtë sezon në të gjitha garat ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë dy asistime.