Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shpresa e optimizmi u kthyen në dëshpërim

Duartrokitje e madhe i ka përcjellë lojtarët derisa të rreshtuar pas arbitrave austriakë po dilnin në fushën e stadiumit "Adem Jashari" në Mitrovicë.

Ishte hera e parë që lojtarët po dilnin në fushën e blertë të një stadiumi në Kosovë për një ndeshje të Ligës së Kampionëve, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rreth 12 mijë shikues sa ishin në stadiumin buzë lumit Ibër në Mitrovicë, të martën pasdite, duartrokitën gjatë e fuqishëm, derisa lojtarët e Trepçës '89 dhe Vikingurit po i afroheshin mesit të fushës.

Kishte krenari te lojtarët e kampiones së Kosovës në futboll e po ashtu shumë krenari e emocion te shikuesit në tribunat e stadiumit të rinovuar rishtas.

Nuk vonoi shumë dhe momenti për të cilin është pritur gjatë erdhi. Derisa lojtarët qëndronin të rreshtuar, nisi të intonohej himni i famshëm i Ligës së Kampionëve, garës kryesore evropiane të klubeve në futboll.

Shikuesit në tribuna e respektuan maksimalisht himnin e garës në të cilën për herë të parë po paraqitet një skuadër kosovare. Një duartrokitje tjetër e madhe u dëgjua me të përfunduar himni i Championsit...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.