Sport

Bruce largohet nga Newcastle

Bruce largohet nga Newcastle Steve Bruce më nuk është trajner i Newcastle Unitedit.

Bruce është larguar nga klubi me marrëveshje të dyanshme, kanë njoftuar mediumet angleze.

Largimi i Brucet ka ardhur 13 ditë pas marrjes së klubit në pronësi nga pronarët e rinj.

60-vjeçari ishte në krye të klubit prej vitit 2019.

Newcastle, aktualisht zë vendin e parafundit në Premier League me vetëm tri pikë të mbledhura pas tetë xhirove të luajtura.