Michael Keane ka kompletuar kalimin nga Burnley te Evertoni.
24-vjeçari ka kryer testet mjekësore dhe ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare pas transferimit që kushtoi 30 milionë funte.
Ky është transferimi i pestë i Evertonit pas Jordan Pickfordit, Davy Klaasenit, Henry Onyekurus dhe Sandro Ramirezit.
Për transferimin e tij ka fituar edhe ish-skuadra Manchester United.