Sport

PSG-ja cakton çmimin e Verrattit

Paris Saint-Germaini raportohet se gjatë verës do të dëgjojë ofertat për Marco Verrattin, por klubi francez kërkon 85 milionë euro për të.

Italiani që kaloi në Paris nga Pescara në vitin 2012, ka paralajmëruar se është i gatshëm për largim gjatë verës.

Sipas Mundo Deportivo, PSG kërkon 85 milionë euro për 24-vjeçarin që ka kontratë me parisienët deri në vitin 2021.

Juventusi ka pasur disa negociata me agjentin e lojtarit, por për shërbimet e tij interesim kanë shprehur edhe Bayern Munichu, Barcelona dhe Real Madridi.