Sport

Ramadani pret vetëm fitore ndaj Vikingurit

Descriptive Text

Trajneri i Trepçës ’89, Zekirja Ramadani gjatë konferencës për media të mbajtur sonte në Mitrovicë, ka potencuar se publiku, motivi dhe të gjitha të tjerat nesër do jenë në anën e tyre, kështu që përveç fitores, asgjë tjetër nuk do të vlejë për ta.

“Nëse nuk shkojmë dhe humb Trepça, tërë përgjegjësinë do ta marr unë”, tha Ramadani, raporton KP.

Trepça ’89 ndeshet nesër nga ora 18:00 në Mitrovicë me Vikingurin në garat kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Vikingur takimin e parë e ka fituar si vendas, me rezultat 2 – 1.