Sport

Conte joshet nga oferta e Interit

Antonio Conte raportohet se është pajtuar të kalojë tek Interi në fund të këtij sezoni, duke braktisur postin e menaxherit te Chelsea.

Sipas Tuttosport, kompania Suning që ka në pronësi Interin i ka ofruar një kontratë të majme trajnerit italian, i cili për katër vjet do të përfitojë 15 milionë euro në sezon.

Conte thuhet se është pajtuar me kalimin tek Interi pasi paga e tij është rritur për katër milionë euro për sezon.

Përfaqësuesit e Suning raportohet se janë në bisedime me pronarin e Chelseat, Roman Abramoviq për t’i dhënë fund kontratës së tanishme të Contes.