Sport

Elshani thotë se gabimet i kushtuan Niklit me humbje të thellë

Trajneri i Feronikelit, Faruk Elshani, ka qenë shumë i shkurtër në deklaratën e tij pas humbjes së thellë nga Drenica.

Feronikeli u mposht 4:0 në Skenderaj nga Drenica, skuadër që pati paraqitje fantastike në këtë përballje.

Elshani tha se çështja e fituesit në këtë takim mori fund pas pjesës së parë kur Feronikeli pranoi tri gola.

“Kushtet ishin paksa të rënda për të luajtur, por nuk dua të arsyetohem për këtë humbje. Ne bëmë disa gabime në pjesën e parë, të cilat na kushtuan me pranimin e tri golave. Pas pranimit të tri golave, ndeshja veçse përfundoi”, tha Elshani.