Sport

Newcastle Unitedi interesohet për Rabiotin

Newcastle Unitedi është i interesuar që ta përforcojë skuadrën në afatin e janarit.

Në listën e shumë dëshirave të drejtuesve të klubit anglez është edhe Adrien Rabioti i Juventusit, shkruan “Calcio Mercato”

Juventusi po e konsideron shitjen e Rabiotit, në mënyrë që të siguronte fonde për të transferuar Aurelien Tchouamenin e Monacos ose Donny van de Beekun e Manchester Unitedit.

23-vjeçari Rabiot ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2023. Vlera e tij në tregun e transferimeve është rreth 30 milionë euro.