Sport

Neymar: Kisha turp të flisja me Messin

Ylli brazilian tregon se është ndier në siklet kur është transferuar në Barcelonë.

Neymar e ka pranuar se ka qenë shumë e vështirë për të në muajin e parë në Barcelonë dhe jo për shkak të mospërshtatjes.

Ai tregon se nuk mund ta besonte se do të luante me lojtarë si Lionel Messi, Xavi, Andres Iniesta apo Gerard Pique dhe turpërohej të fliste me ta, transmeton kp.

“Nuk them se muaji i parë ishte i vështirë, por ishte i komplikuar. Isha në situatë të sikletshme, sepse isha në zhveshtore me lojtarë si Messi, Xavi, Iniesta apo Pique”, ka treguar Neymar.

“Me këta lojtarë kisha luajtur vetëm në Playstation, ndërsa tashmë ishin ngjitur me mua”,

“Në fillim më vinte turp të flisja me secilin prej tyre. Ata janë idhuj, idhujt e mi. Unë isha shumë i ri”, ka përfunduar Neymar.