Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka udhëtuar të premten në mëngjes për në Stokholm të Suedisë, ka njoftuar FFK-ja.
Kosova të shtunën prej orës 18:00 takohet me Suedinë në kualifikimet për Botërorin 2022. Prej fillimit të javës përfaqësuesja është përgatitur në Kosovë për ndeshjen e vështirë ndaj Suedisë. Grupi i lojtarëve është kompletuar vetëm të enjten.
Sot prej orës 18:00, futbollistët e Kosovës zhvillojnë stërvitje në fushën e stadiumit “Friends Arena” në Solna, ku nesër është ndeshja me Suedinë në po të njëjtën orë.
-
8 tetor 2021 11:33
-
Shpërndaje në: