Sport

Ranieri, trajneri i ri i Watfordit

Descriptive Text

Claudio Ranieri është rikthyer për të punuar në Premier League, pasi ka marrë drejtimin e skuadrës së Watfordit. Mediumet italiane kanë raportuar të hënën se Ranieri tashmë ka arritur marrëveshje me Watfordin, e cila pritet së shpejti të zyrtarizohet.

Italiani në këtë post, do ta zëvendësoj Xisco Munozin që është larguar nga detyra ditë më parë për shkak të rezultateve të dobëta. Ranieri në krye të Watfordit, do të debutojë në duelin kundër Liverpoolit, i cili do të luhet pas ndeshjeve të përfaqësueseve. Watfordi, do të jetë ekipi i katërt që e ka udhëhequr Ranieri në Premier League pas Chelseat, Leicesterit e Fulhamit. Suksesin më të madh, Ranieri e arriti me Leicesterin kur në sezonin 2015/16 e fitoi titullin e kampionit të Anglisë.