Sport

Sanchezi dëshiron rikthimin në Spanjë

Descriptive Text

Alexis Sanchez raportohet se ka vendosur t’i jap fund qëndrimit tek Arsenali, për t’u rikthyer në Spanjë.

Përfaqësuesit e kilianit për një kohë të gjatë janë në bisedime me klubin anglez për kontratën e re, por marrëveshja ende nuk është arritur.

Sipas Daily Star, Sevilla dhe Atletico Madridi kanë shprehur interesim për 28-vjeçarin.

Gazeta britanike raporton se është i frustruar me situatën tek Arsenali, veçanërisht për shkak se janë në prag të eliminimit nga Liga e Kampionëve.