Sport

Sheriffi paralajmëron se në Champions nuk është vetëm për shëtitje

Sheriff Tiraspoli tha se nuk ishte fare i mbingarkuar në udhëtimin e tij të parë te Real Madridi i fuqishëm dhe këtë e vërtetoi me fitoren 2:1 duke shkaktuar njërën prej befasive më të mëdha në historinë e Ligës së Kampionëve. Me gjithë planet për një Superligë Evropiane për elitën, ekipi i vogël nga liga e Moldavisë dha një paralajmërim se do të jetë një konkurrent i fortë këtë sezon në Champions.

“Ne shkuam në Madrid për të fituar”, tha Frank Castaneda, kapiteni i Sherifit. “Ne nuk shkuam vetëm për të luajtur dhe qëndruar. Ne e dimë se sa të mirë janë lojtarët tanë dhe për fatin tonë Madridi nuk ishte në gjendje të shfrytëzonte rastet që pati, kurse ne i shfrytëzuam tonat dhe fituam”.

Për Sheriffin kjo ishte vetëm ndeshja e dytë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve dhe vlera totale e të gjithë skuadrës është 12 milionë euro, afërsisht e njëjtë me pagën vjetore të mbrojtësit të Real Madridit, David Alabas. Reali dominoi, por Sheriffi shënoi dy gola të shkëlqyeshëm dhe një i tretë iu anulua për pozitë jashtë loje. Pas dy ndeshjeve të luajtura, Sherifi i prin grupit me gjashtë pikë të mbledhura pasi në ndeshjen e parë mposhti Shakhtarin në shtëpi. Sebastien Thill, i cili ka një tatuazh të tij duke ëndërruar të luajë në Ligën e Kampionëve, shënoi golin e fitores për Sheriffin në minutën e 89-të të ndeshjes.

“Është goli më i mirë dhe më i rëndësishëm në karrierën time, kjo është e sigurt”, tha Thill. “Ne u treguam të guximshëm dhe luajtëm mirë. Ndërsa, unë isha me fat sepse arrita të shënoja gol”.

Florentino Perez, president i Real Madridit, ka thënë se ai po përpiqet të shfaqë interesim për ndeshjet e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve dhe ai do të kishte dashur ta kishte humbur duelin me Sheriffin. Perez është një nga avokatët më të fortë të Superligës Evropiane tashmë të dështuar. Por, në të njëjtën ditë kur UEFA ra dakord t’i heqë sanksionet kundër 12 klubeve të përfshira në këtë projekt, Sherifi ua kujtoi të gjithëve se nuk Championsi nuk ka të bëjë vetëm me ekipet e mëdha. Superliga kishte për qëllim t'u jepte fund ndeshjeve në dukje të pabalancuara si këto me Sheriffin.

“Është futboll, ne kishim 20 goditje ose më shumë dhe shënuam një, ata kishin dy goditje, shënuan të dyja. Ne duhet të tregojmë më shumë vëmendje, veçanërisht në mbrojtje”, pranoi mesfushori i Realit, Casemiro.

Romanca e suksesit të Sherifit është e diskutueshme pasi klubi është në pronësi të një konglomerati, të quajtur Sheriff, i cili drejton në mënyrë efektive shtetin separatist pro-rus të Transnistrisë, ku është i vendosur klubi i futbollit. Megjithatë, është e vështirë t’ua mohosh momentin e tyre të lavdisë lojtarëve si mesfushorit Thill.

“Pas kësaj fitoreje, ne kemi fituar vetëbesim të madh. Ka shumë të huaj në klub, ne vijmë nga të gjitha llojet e vendeve. Kjo është forca jonë”, tha Thill, i cili sezonin e kaluar luante si huazim te FC Tambov në Rusi, një klub që u shpërbë në maj dhe duhej ta shpallte veten të falimentuar.

Për Real Madridin, rruga drejt fazës së nokautit është ende e hapur, gjë që tregon dobësinë e vërtetë aktuale të Ligës së Kampionëve: formatin, jo ekipet e përfshira. Klubet më të mëdha rrallë nuk arrijnë të kalojnë në fazën e nokautit dhe disa rezultate shokuese gjatë ndeshjeve të grupeve lehtë mund të absorbohen.

“Ne kemi humbur tre pikë dhe grupi është hapur. Ne duhet të fitojmë ndeshjen tonë të radhës", tha trajneri i Madridit Carlo Ancelotti.

Reali ka shënuar shumë gola dhe ka luajtur një stil emocionues të futbollit që nga kthimi i Ancelottit, por ai është ankuar për mbrojtjen, e cila përsëri u kap “në gjumë”.

Për Sheriffin, ndeshja e ardhshme në Ligën e Kampionëve është ajo me Interin. Me dy fitore rresht, Sheriffi është shumë afër kalimit në fazën tjetër pasi është lider i Grupit B me gjashtë pikë, tri më shumë se Reali.

“Ne ende nuk po mendojmë për fazën e nokautit, pasi ende nuk kemi bërë asgjë të jashtëzakonshme. Ne vetëm po ecim përpara hap pas hapi”, insistoi trajneri i Sheriffit, Yuriy Vernydub.