Sport

Joshua: Do të rikthehem

Ylli britanik i boksit Anthony Joshua, ka thënë se do të rikthehet më i fortë pas humbjes së pësuar nga ukrainasi Oleksandr Usyk.

Joshua humbi titujt e botës në peshën e rëndë në versionet WBA, WBO, IBF dhe IBO, të shtunën mbrëma në Londër.

Joshua ka treguar se që nga raundi i nëntë nuk po mund të shihte pas një lëndimi që mori në sy.

Ai pësoi me vendim unanim pas 12 raundeve.

Promotori i Joshuas, Eddie Hearn, ka thënë se ai mund të ketë marrë thyerje në pjesën e zgavrrës së syrit.

“Nuk po mund të shihje pas raundit të nëntë, nuk po mund të shihja gjë pasi syri më ishte mbyllur. Ishte përvojë e mirë sepse në momente të rënda duhet të mësosh të kontrollosh veten, të qëndrosh në krye të detyrës. Kështu bëra kur nuk po mund të shihja gjë, është hera e parë që më ndodh në një luftë”, ka thënë Joshua, raporton BBC.

Promotori i Joshuas, Eddie Hearn, ka thënë se britaniku e ka respektuar tepër ukrainasin.

Joshua vet ka thënë se është i vendosur për rimeç.

“Kur po shkoja për në zhveshtore i thash vetes, ‘Jam i gatshëm të kthehem në palestër e të punoj më tepër. Thjeshtë dua të kthehem në palestër dhe të përmirësohem. Ishte mësim i mirë për mua. Nuk do të kthehem në shtëpi e të qajë, pasi kjo është luftë. Është proces i gjatë. Unë do të shoh mënyrë për t’u përmirësuar”, ka thënë Joshua.