Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lazio pas mesfushorit kosovar

Lazio ka rikthyer interesimin për mesfushorin e përfaqësueses së Kosovës, Hekuran Kryeziu.

Corriere dello Sport raporton se Kryeziu, jo vetëm që shihet si zëvendësues i Lucas Biglias, që mund të bashkohet me Milanin, por edhe si alternativë tjetër nga Parolo e Luliq, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me Lazion që garon edhe në Ligën e Evropës në sezonin e ardhshëm, trajneri Inzaghi ka nevojë për përforcime dhe lojtarë që mund të llogaritë në sezonin e gjatë.

Drejtori sportiv Igli Tare dhe presidenti Lotito e kanë identifikuar 24 vjeçarin e Luzernit si lojtar ideal për mesfushën e tyre, kur dihet që ai ka kontratë me klubin zviceran deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm.