Sport

Ylli i Romës mund të largohet në verë

Lorenzo Pellgerini është duke shkëlqyer këtë stinor te Roma. Mesfushori italian ka qenë një ndër lojtarët më të dalluar te kryeqytetasit deri më tash.

Forma në të cilën është duke kaluar ka bërë që skuadra të njohura evropiane të intereson për të.

Kontrata e 25-vjeçarit skadon në qershor të vitit të ardhshëm dhe Pellegrini mund të largohet si futbollist i lirë.

Por drejtuesit e Romës janë duke planifikuar ta bindin lojtarin që të firmosë kontratë të re.

Roma do t’i ofrojë kontratë pesëvjeçare me pagë dukshëm më të lartë për ta bindur që të mbetet në kryeqytet. Pellegrini këtë sezon në shtatë ndeshje me Romën ka gjashtë gola dhe dy asistime