Sport

City interesohet për Hernandezin

Kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut të majtë, Theo Hernandezin. Mediumet britanike kanë raportuar të martën se City është i gatshëm të ofrojë 70 milionë euro për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të Milanit.

Ekipi anglez është në kërkim të një mbrojtësi të majtë dhe trajneri Pep Guardiola po insiston në francezin 23-vjeçar. Hernandez prejse iu bashkua Milanit nga Real Madridi para dy vjetësh, ka shkëlqyer te ekipi italian.

Sezonin e shkuar, ai pati tetë gola e po aq asistime në 44 ndeshje në të gjitha garat kurse këtë edicion ka një asistim në tri paraqitje në Serie A. Hernandez ka kontratë me ekipin italian deri në vitin 2024.