Sport

UEFA e pakënaqur me gjendjen e stadiumit “Adem Jashari”

Descriptive Text

Inspektori i UEFA-s, Tyrge Borno është ndarë i pakënaqur me gjendjen e stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Gjatë inspektimit të gjendjes së stadiumit, inspektori i UEFA-s ka thënë se gjendja nuk ka ndryshuar asgjë që prej vitit të kaluar, raporton KTV.

“Përkundër që i keni pasur të gjitha të shkruara se çfarë duhet punuar, asgjë nuk është punuar”, ka thënë Borno.