Mbrojtësi Arlind Ajeti ka humbur edhe një mundësi për t'i përmirësuar gabimet e bëra në ndeshjet e kaluara.
Madje, në mediumet e Italisë është raportuar se Ajeti vetëm sa i ka shtuar edhe më shumë gabimet.
Ajeti 23-vjeçar u zëvendësua menjëherë pas pjesës së parë në ndeshjen që Torino barazoi 2:2 në udhëtim ndaj Fiorentinës të hënën mbrëma, në kuadër të xhiros së 26-të të kampionatit italian, Serie A. Mbrojtësi i Shqipërisë u vlerësua se nuk e ka kryer punën e tij në dy golat që Torino i pranoi në pjesën e parë. Është vlerësuar se ka bërë edhe gabime të tjera, transmeton Koha Ditore.
"Arlind Ajeti pati një rast tjetër për t'i treguar vlerat e tij para trajnerit Mihajloviq. Por, zëvendësimi në pjesën e dytë tregoi pasqyrën reale të shqiptarit. Për Ajetin kjo mund të jetë edhe paraqitja e fundit dhe rrezikon që të mbetet deri në fund në stol. Ai bëri gabime edhe kundër Empolit dhe kundër Pescaras. Gabimet i janë përsëritur", shkruan "toronews.net".
Ajeti u vlerësua me notën katër. Paraqitja e së hënës mbrëma për Ajetin ishte e treta. Ai ka shënuar një gol me fanellën e Torinos dhe një autogol.
-
1 mars 2017 11:26
-
Shpërndaje në: