Sport

Poloni – Angli, pa gola në pjesën e parë

Pa gola është mbyllur pjesa e parë e duelit në mes të Polonisë dhe Anglisë. Ndeshja e Grupit I në mes të polakëve dhe anglezëve është e vlefshme për kualifikime në Botërorin “Katari 2022” dhe po zhvillohet në stadiumin “PGE Narodowy” të Varshavës.

Skuadra e drejtuar nga Gareth Southgate, Anglia, aktualisht është në vendin e parë me 16 pikë nga gjashtë ndeshje. Polonia është në të tretin me 11 pikë, një më pak se Shqipëria që po avancon 1:0 kundër San Marinos.

Takimin e parë në mes të këtyre dy shteteve e kishte fituar Anglia 2:1 në muajin mars. Ai ballafaqim u luajt në stadiumin “Wembley”.