Sport

Portugalia vazhdon me fitore edhe pa Ronaldon

Përkundër që ishte pa Cristiano Ronaldon, Përfaqësuesja e Portugalisë ka vazhduar me fitore në kualifikimet për Botërorin “Katari 2022.

Portugalia të martën, në ndeshjen kualifikuese të Grupit A, ka triumfuar me rezultatin 3:0 në udhëtim ndaj Azerbajxhanit. Bernardo Silva (26’), Andre Silva (31’) dhe Diogo Jota (75’) shënuan për fitoren e Portugalisë.

Me këtë fitore, Portugalia forcohet në krye të grupit me 13 pikë të mbledhura pas gjashtë ndeshjeve, tri më shumë se Serbia që është e dyta dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Ndërkohë, Azerbajxhani mbetet i fundit në grup me vetëm një pikë të mbledhur prej pesë ndeshjeve të luajtura deri më tani në kuadër të këtyre eliminatoreve.