Sport

Prizreni-16 fiton Superkupën

Prizreni-16 është fitues i Superkupës së Kosovës në basketboll. Për skuadrën prizrenase është trofeu i parë në historinë jo të gjatë.

Prizreni në finale të Superkupës e mposhti Trepçën me rezultatin 90:81, të dielën pasdite në Prishtinë.

Arti Hajdari ishte i pandalshëm në këtë ndeshje. Ai ndeshjen e mbylli me 34 pikë e katër kërcime. Ivan Koljeviq i kishte 17 pikë, shtatë kërcime e dhjetë asistime. Kontribut të madh dha edhe Courtney Fells me 26 pikë. Te Trepça u dallua Drilon Hajrizi me 21 pikë, tetë kërcime e katër asistime. Ramon Cockfield i kishte 23 pikë, ndërsa Amin Hot ndeshjen e mbylli me 18 pikë.