Sport

Andi Zeqiri ftohet nga Zvicra

Sulmuesi shqiptar i Brightonit, Andi Zeqiri, është ftuar për tri ndeshjet e ardhshme të Zvicrës.

Ai është pjesë e listës për ndeshjen miqësore ndaj Greqisë dhe dy ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2022, ndaj Italisë dhe Irlandës së Veriut.

Pos tij, te Zvicra janë ftuar edhe dy yjet e rregullta – Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka.

Andi Zeqiri më herët ishte përfolur për mundësinë që të luajë për Kosovën. Por ai ka vendosur të përfaqësojë Zvicrën.

Image