Sport

Presidenti i Empolit: Bajrami do të ketë karrierë të madhe

Presidenti i Empolit, Fabrizoi Corsi ka thënë se Nedim Bajrami do të ketë karrierë të madhe. Vlerësimin për Bajramin e ka dhënë të martën, tri ditë pas paraqitjes së mirë të tij në ndeshjen kundër Lazios.

Bajrami asistoi në golin e vetëm të Empolit që pësoi nga Lazio 3:1, ndërsa krijoi edhe disa raste të mira shënimi.

Bajrami edhe në një ndeshje të Kupës së Italisë ka shënuar një gol.

“Sipas mendimit tim ai do të ketë një karrierë të shkëlqyer, vrapimi 50 metra ku u shënua goli ishte spektakël. Më vjen keq për rezultatin, ne jemi të zhgënjyer. Ne kishim një ndeshje të shkëlqyer kundër Lazios, por ishim penalizuar nga disa episode. Goli i dytë për shembull ishte i parregullt. Por, unë nuk jam këtu për të analizuar, këto gjëra nuk na përkasin neve”, ka thënë Corsi.