Sport

Ballkanit i mungoi fati, thotë Isufi

Descriptive Text

Trajneri i Ballkanit, Bekim Isufi është shprehur se ekipit të tij i ka munguar fati në ndeshjen e parë të Superligës kundër Dukagjinit. Ballkani luajti baras 2:2, përkundër që dy herë kaloi në epërsi ndaj Dukagjinit.

Gjithashtu, ekipi nga Suhareka e humbi edhe penalltinë në pjesën e parë, kur gjuajtjen e Blend Baftiut e priti portieri Altik Muhaxhiri.

“Të them të drejtën, e kemi pritur të ketë vështirësi, pasi ndeshjet e para gjithmonë dinë të jenë befasuese. Pësuam dy gola nga dy gabime dhe ky është epilogu i ndeshjes. Ndërtuam lojë, krijuam raste dhe patëm iniciativë por na mungoi shpërqendrimi në golat e pranuar. Jam i kënaqur me mënyrën e lojës dhe angazhimin. Na mungoi fati, por edhe Dukagjini pati një ekip shumë cilësorë”, ka thënë Isufi pas ndeshjes.