Sport

Gjermania në finale të Kupës së Konfederatave

Gjermania ka mposhtur Meksikën 4 me 1 për të siguruar finalen e Kupës së Konfederatave.

Leon Goretzka shënoi dy gola të shpejtë në minutat gjashtë dhe tetë, ndërsa goli i tretë erdhi nga Timo Werner në minutën e 59-të. Marco Fabian shënoi golin e nderit për Meksikën në minutën e 89-të, por menjëherë pas këtij goli erdhi edhe goli i katërt i gjermanëve nga Amin Younes.

Të dielën, Gjermania zhvillon finalen ndaj Kilit.