Sport

Shaqiri synon trofe me Liverpoolin

Xherdan Shaqiri me padurim po e pret sezonin e ri, në të cilin po synon trofe të rëndësishëm me fanellën e Liverpoolit. Shaqiri iu bashkua Liverpoolit në fazën përgatitore javën e shkuar pas paraqitjeve të mira që i pati në “Euro 2020” me Zvicrën, ku u eliminua në çerekfinale të turneut.

“Jam i lumtur që jam me ekipin sërish dhe po synoj të kemi një fazë të mirë përgatitore dhe një sezon të mirë, gjithashtu. Synimi në sezonin e ri është të fitojmë trofe dhe të luajmë për titullin e kampionit”, ka thënë Shaqiri në një intervistë për faqen zyrtare të Liverpoolit. “Kemi një ekip të mirë dhe nëse të gjithë japim më të mirën nga vetja, atëherë mund të fitojmë shumë gjëra”.

Shaqiri ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2023, kurse interesim për transferimin e tij, kanë shfaqur Lazio e Atletico Madridi.