Sport

Vllaznia zyrtarizon tre lojtarë

KF Vllaznia përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se është përforcuar me tre futbollistë, transmeton Koha.net.

Elbasan Thaqi dhe Shkumbim Salihu janë transferuar nga KF Ferizaj, kurse Alban Regjepi është transferuar nga Drita, bën të ditur klubi i Vllaznisë.

KF Vllaznia më tutje thotë se së shpejti do të prezantohen edhe katër transferime të tjera.

“Ardian Selimi dhe Labinot Shabani kanë arritur marrëveshje me klubin, mirëpo nuk kanë mundur të jenë të pranishëm sot gjatë publikimit të transfereve. Klubi gjithashtu ka arritur marrëveshje edhe me dyshen afrikane Muhamed Bangura dhe Andre Kamara, të cilët të dielën në mbrëmje do të jenë në Pozheran”, thuhet në konfirmimin e klubit.

Vllaznia ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të publikohen edhe dy emra të rinj, të cilët do ta ndihmojnë klubin që të garojë në Superligë.