Sport

Kosova merr pjesë në Botërorin e Taekwondos

Kosova po merr pjesë në Kampionatin Botëror të Taekwondo-së për senior që po mbahet në Muju të Koresë Jugore nga datat 24 deri më 30 qershor.

Kosova në këtë botëror do të marrë pjesë me tre garues, Butrint Ejupin, Besfort Berishën dhe Qendrim Sejfijaj.

Përveç garave, në këtë Botëror janë mbajtur zgjedhjet për Unionin Europian të Taekwondos [ETU] dhe atij të Federatës Botërore [WTF], në të cilat kanë marrë pjesë krerët e federatës së Kosovës.


FTK është përfituese e dy programeve të Federatës Botërore të Taekwondo-së:
- Programit për zhvillim (Development Program) me sponzorimin e 5 pjesëmarrësve në këtë kampionat.
- Programit për promovim (Taekwondo Promotion Foundation) e cila i ka dhuruar Kosovës rreth 90 palë veshje sportive.
E gjithë kjo përkrahje (e vazhdueshme) që po i ipet FTK-së me udhëheqësinë e saj është tregues i qartë se Federata Botërore ka kuptuar mirë dashakeqësinë e disa personave për përuljen e FTK-së në popullin tonë.

“I bëjmë thirrje MKRS-së që të përkrahë FTK-në financiarisht duke ia bërë me dije që motivi ynë ka dhe vazhdimisht do të ketë përkrahjen e Federatës Botërore të Taekwondo-së dhe instancave tjera përderisa rrugëtimi ynë është i bazuar në përputhje me planprogramet më moderne botërore”, thuhet në komunikatën e Federatës.