Sport

Aubameyang refuzon gjigantët anglezë për kontratën luksoze nga Kina

Ylli i Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang është shumë afër kalimit në Super Ligën kineze.

Aubameyang, për të cilin kanë shprehur interesim të madh Liverpooli dhe Chelsea, është shumë afër kalimit te Tianjin Quanjian, raporton Sport Bild.

Shefi i Dortmundit, Hans-Joachim Watzke e ka bërë të qartë se klubi nuk do të lejojë largimin për më pak se 63 milionë funte, por Tianjin raportohet se ka ofruar 70 milionë funte.