Sevilla ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje për të rikthyer në skuadër mesfushorin e Interit Ever Banega.
Argjentinasi kaloi dy sezone me klubin spanjoll para se t’i bashkohej Interit verën e shkuar. Tani ai ka arritur marrëveshje për tre vjet me Sevillën.
Banega ka pasur vetëm 20 ndeshje si startues në Serie A dhe ka shënuar gjashtë herë e ka asistuar në tetë raste.