Sport

Juventusi tërhiqet nga gara për Gosensin

Descriptive Text

Skuadra e Juventusit është tërhequr nga gara për transferimin e mbrojtësit të majtë, gjermanit Robin Gosens, ka njoftuar “Calciomercato”.

Bëhet e ditur se Gosens ishte i gatshëm t’i bashkohet Juventusit, por drejtuesit e Juventusit kanë refuzuar t’i paguajnë Atalantas 50 milionë dëmshpërblim. Te Atalanta po insistojnë në kërkesën e tyre prej 50 milionë eurosh për Gosensin, i cili ka kërkuar largimin nga klubi gjatë kësaj vere.

Gosens sezonin e fundit, ka pasur paraqitje të mira te Atalanta, si dhe në Kampionatin Evropian me Përfaqësuesen e Gjermanisë. 27-vjeçari shënoi 12 gola dhe asistoi tetë herë në 44 ndeshje edicionin e shkuar për Atalantan, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2023.