Sport

Brazil - Argjentinë, finalja e Kupës së Amerikës

Brazili dhe Argjentina do të përballen në finalen e Kupës së Amerikës. Përderisa brazilianët fituan 1:0 ndaj Perusë me golin e Lucas Paquetas, Argjentina triumfoi vetëm pas ekzekutimit të penalltive kundër Kolumbisë 3:2.

Vendimtar ishte portieri Emiliano Martinez që priti tri penallti.

Koha e rregullt u mbyll 1:1.

Lautaro Martinez shënoi në minutën e shtatë për Argjentinën pas asistimit të Messit. Rezultatin në 1:1 e barazoi Luis Diaz në minutën e 61-të.

Koha e rregullt u mbyll baras, kurse fituesi u përcaktua pas penalltive, ku më të saktë ishin argjentinasit.

Lionel Messi, Leandro Paredes dhe Lautaro Martinez shënuan për Argjentinën, kurse dështoi vetëm Rodrigo De Pauli.

Te Kolumbia dështuan nga pika e bardhë Davinson Sanchez, Yerry Mina dhe Edwin Cardona. Realizuan Juan Cuadrado dhe Miguel Borja.

Finalja e madhe ndërmjet Brazilit dhe Argjentinës zhvillohet më 11 korrik në stadiumin Maracana në Rio de Janeiro.

Kolumbia dhe Peruja do të përballen në ndeshjen për vendin e tretë.