Notarët e rinj të Kosovës do të jenë me arenë të re, pasi të hënën është përuruar pishina e tretë e klubit të notit Step.
Klubi më i madh i notit në Kosovë numëron 2500 kartonë sportivë, derisa 600 nga këta notues janë aktivë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërgatitjet e notuesve të Step Sport Center, do t’i nisin pikërisht nga kjo pishinë, që është e treta e këtij klubi.
Kjo pishinë është e përmasave 25 metra, aq sa është edhe pishina e dytë, ndërsa pishina e parë është e bërë për fillestarë, që i marrin hapat e parë të notit.
Gjenerata e notarëve që momentalisht ushtrojnë, mund të thuhet padyshim se është e artë, pasi për herë të parë, katër notarë të këtij klubi, janë shpallur sportistët më të mirë dhe fitues në garat e Ballkanit.
Trajneri i notit, Besart Shala, shprehet tejet i kënaqur me ndërtimin e kësaj pishine, njësoj si notarët e rinj, Dasar Xhambazi e Eda Zeqiri, që synim i kanë Lojërat Olimpike 2020, që mbahen në Tokio.
Përgatitja e kësaj pishine dhe përfundimi i saj që të jetë i gatshëm për notarët e klubit Step, u bë e mundshme pas 9 muajsh.