Sport

Mourinho arrin në Romë

Jose Mourinho ka arritur të premten në kryeqytetin italian, ku është pritur nga një numër i madh i tifozëve të skuadrës së Romës.

Trajneri portugez do të nisë punën si trajner i Romës prej fillimit të javës së ardhshme, kur edhe do t’i nisë përgatitjet për sezonin e ri.

Mourinho i ka përshëndetur tifozët e Romës, duke i falënderuar për pritjen e ngrohtë që i kanë bërë.

“Faleminderit për këtë pritje! Shihemi së shpejti!”, ishin fjalët e trajnerit portugez.

58-vjeçari ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024 me ekipin italian.

Gjatë karrierës së tij Mourinho ka udhëhequr skuadrat si: Porto, Chelsea, Manchester Unitedi, Real Madridi, Interi dhe Tottenhami.