Sport

Low parashikon fituesin e Botërorit

Trajneri i Gjermanisë do të ketë një mision të vështirë për të mbrojtur titullin e fituar tre vjet më parë.

Joachim Low e sheh Brazilin si kandidatin kryesor për të triumfuar në Botërorin ‘Rusi 2018’, pasi që sipas tij ‘Seleçao’ ka një grup lojtarësh të kompletuar që do ta thonë fjalën kryesore vitin tjetër.

Aktualisht Gjermania është duke luajtur në Kupën e Konfederatave në Rusi dhe do të synojë që një vit më vonë ta përsërisë suksesin e vitit 2014.

Tre vite më parë Gjermania i shkaktoi një nga humbjet më të mëdha të historisë Brazilit, duke i mundur në gjysmëfinale me rezultatin 7:1, por Low mendon se ata tani kanë ndryshuar krejtësisht, transmeton kp.

“Mendoj se Brazili është rikuperuar nga ajo eksperiencë në gjysmëfinale. Ata kanë ndryshuar goxha”, ka thënë Low.

“Rezultatet e tyre pas Botërorit janë rritur gradualisht. Ata kanë fituar ndeshje dhe janë konsoliduar” .

“Gjithmonë do të mbeten favoritë pasi kanë lojtarë të mrekullueshëm, lojtarë që luajnë në kampionatet më të rëndësishme të botës”, ka përfunduar gjermani.