Sport

Portieri italian rikthehet në Serie A

Portieri italian është rikthyer sërish në Serie A.

Pas gjashtë vitesh larg Serie A, Salvatore Sirigu ka zgjedhur të rikthehet pikërisht te ekipi i Torinos që po kërkon pasuesin e Joe Hart.

Për transferimin e Sirigu klubi granata nuk do të shpenzojë për kartonin pasi lojtari ka rënë dakord me Paris Saint Germain për prishjen e kontratës ndërsa pritet vetëm firma me ekipin e ri, transmeton kp.

30-vjeçari sezonin e kaluar ishte në huazim te Sevilla dhe më pas Osasuna por tashmë ka vendosur të rikthehet për të qenë protagonist në Serie A.