Sport

Inzaghi refuzon Shqipërinë

Descriptive Text

Trajneri italian nuk ka dashur që të marrë drejtimin e Kombëtares së Shqipërisë.

Nuk ka asnjë të vërtetë në lidhje me spekulimet e uljes së Filippo Inzaghit në stolin e Kombëtares kuqezi, transmeton kp.

Edhe pse italiani ishte i preferuari i presidentit Armand Dukës, mes palëve nuk ka është arritur asnjë marrëveshje dhe Super Pipo nuk ka pranuar të marrë drejtimin e Shqipërisë.

Sportitalia, shkruan se Inzaghi nuk ka ndërmend të largohet nga Venecia, ekip të cilin e riktheu në Serie B pas plot 12 vitesh pritje dhe qëndrimi në Lega Pro.