Sport

Spalletti zëvendëson Allegrin

Pas raportimit se Masimiliano Allegri do të kalojë nga Juventusi te Arsenali gjatë verës, kanë nisur raportimet edhe për pasardhësin e italianit.

Allegri, sipas “CalcioMercato”, nga vera e këtij viti do të zëvendësojë Arsene Wengerin, ndërsa te “Zonja e Vjetër” do të vijë trajneri aktual i Romës, Luciano Spalletti.

Spalletti në fund të vitit mbetet pa kontratë, ndërsa më parë thuhej se kishte refuzuar Juven në kohën sa ishte te Zeniti.