Sport

Rodriguez dëshiron vetëm Unitedin

Ylli i Real Madridit, James Rodriguez, raportohet se ka arritur marrëveshje personale me Manchester Unitedin.

Sipas “Diario Gol”, kolumbiani është i vendosur të largohet nga Reali gjatë verës dhe që nga përfundimi i sezonit të fundit ai është përfolur për një kalim te ekipi i Jose Mourinhos.

Ai u përfol edhe për një huazim te Milani, por tani thuhet se Rodriguez ka shprehur dëshirën për kalim vetëm te Unitedi.

Zyrtarë të Unitedit tani duan takim me presidentin Florentino Perez që kërkon 70 milionë euro për shërbimet e lojtarit.