Sport

Barcelona kërkon mesfushorin e Real Madridit

Transferimi nga Real Madridi në Barcelonë dhe anasjelltas është një nga gjërat më të komplikuara që mund të shihen në botën e futbollit, dhe kjo veçanërisht që nga koha kur Luis Figo ishte larguar nga Barcelona në drejtim të Real Madridit.

Megjithatë Barcelona duket se këtë afat kalimtar do të tentojë të transferojë mesfushorin e Real Madridit, Mateo Kovaçiq, raporton Don Balon.

Trajneri katalunas Ernesto Valverde dëshiron që ta ketë në radhët e veta mesfushorin kroat, dhe pritet që Barcelona të tentojë transferimin e tij, transmeton Koha.net.

Kovaçiq shihet si pasardhës i Luka Modriqit te Real Madridit, dhe lojtari më parë ka bërë të ditur dëshirën e tij që të qëndrojë në Santiago Bernabeu.